Berisha: Zgjedhjet ishin farsë elektorale, SPAK-u heshti para krimeve zgjedhore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Zgjedhjet ishin farsë elektorale, SPAK-u heshti para krimeve zgjedhore

    Insajderi
    20 May 2025 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur këtë të martë një tjetër konferencë për shtyp, ku vazhdoi të kontestojë procesin zgjedhor të 11 majit, të cilin e cilësoi si një “farsë elektorale”.

    “Këto nuk ishin zgjedhje, kjo ishte një farsë e turpshme elektorale, më e turpshmja në 32 vite pluralizëm. Me 11 maj ndodhi një gjëmë për demokracinë shqiptare”, deklaroi Berisha para mediave.

    Berisha akuzoi institucionet shtetërore dhe SPAK-un për mosveprim dhe heshtje përballë, siç u shpreh ai, “veprimeve kriminale të bandave të lidhura me pushtetin”.

    Ai kritikoi ashpër insitucionet e drejtësisë, duke theksuar se drejtuesit opozitarë janë përballur me presion politik dhe ndalime të motivuara nga interesa politike.

    “E morët vesh ju se si veproi administrata gjatë këtij procesi, se si e mbylli gojën, se si shërbeu si shpifë e partisë, se si SPAK-u i Dumanit heshti para dhjetëra e dhjetëra padive, para veprimtarisë më të egër kriminale të bandave. E morët vesh ju se si sistemi i drejtësisë u përdor për të burgosur liderët e tre partive kryesore opozitare dhe marrë mandate të tjera”, tha Berisha.

    Duke e krahasuar situatën me regjime autoritare, Berisha u shpreh se “zgjedhje të tilla” nuk i kishte imagjinuar në Shqipërinë e vitit 2025.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark