Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka thënë se kërkim falja e presidentit çek Milos Zeman për bombardimin e NATO-s ishte një “akt historik” dhe një “gjest i madh” që mund të “hapte hapësirë në të ardhmen për polemika se sa e drejtë dhe morale ishte bombardimi” dhe sa përfaqësonte “shkelje të ligjit, rregullave dhe parimeve ndërkombëtare”.
Bërnabiq ka deklaruar për TV Pink se është e bindur se askush në NATO nuk është i kënaqur që Zeman kërkoi falje për bombardimin e Serbisë.
Duke komentuar faktin se kryeministri i Republikës Çeke Andrej Babis ka thënë se ky është qëndrimi personal i Zemanit e jo edhe i Republikës Çeke, ajo theksoi se Zeman është një politikan i “madh dhe serioz” dhe një “njeri i madh”./Insajderi.org.