![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
“Frikohem se ata nuk mërziten se si kanë votuar serbët, si dhe serbët të cilët do të hynin në atë qeveri nuk mërziten fare. Bëhet fjalë për njerëzit të cilët, kur deshën ta formojnë Ushtrinë e Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejtë e kanë shkelur Kushtetutën e tyre”, ka thënë Bërnabiq për televizionin serb Pink.
Ajo ka treguar se me një rast iu paska ankuar emisarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer se “Prishtina bënë çfarë do, nuk i respekton as ligjet as Kushtetutën e as të drejtën ndërkombëtare”.
“Ai ka thënë, kjo është demokraci e re”, pretendon Bërnabiq.
Bërnabiq ka thënë se nuk pret shumë prej Albin Kurtit. “Nuk pres asgjë, por shpresoj se do ta vazhdojmë dialogun. Kjo do të ishte mirë edhe për serbët edhe për shqiptarët në Kosovë”, ka thënë ajo, duke shtuar se për të “kthim më të madh” ka bërë Rada Trajkoviq sepse ajo ka konsideruar se Trajkoviq po e përkrahë Haradinajn, mirëpo “shumë shpejt” u kthye kah Albin Kurti./Insajderi.com.