×
  • Lajme
  • Lajme

    Bërnabiq ende në shekullin e kaluar: “Kosova është krahinë autonome e Serbisë”

    Insajderi
    24 May 2021 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Vuçiq, gjatë gjithë këtyre viteve, ka ndërtuar një imazh tjetër të Serbisë dhe një marrëdhënie tjetër politike me vendet e tjera, ashtu që kemi ardhur në pikën ku një politikan evropian të kërkojë falje për bombardime kundër Serbisë”, ka thënë Bërnabiq, duke e lavdëruar presidentin e saj për kërkim faljen e lobuesit kryesor të Serbisë në Evropë, presidentit çek Zeman.

    Por ajo nuk është ndalur vetëm këtu me lavdërimin e shefit të saj. Duke folur për samitin rajonal Brno-Brioni dhe për miratimin e një deklarate mbi pandryshueshmërinë e kufijve, Bërnabiq ka pretenduar se presidenti Vuçiq bëri një argument “logjik” kundër të cilit “askush nuk ka çfarë të thotë” dhe “që i irritoi të gjitha vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

    “Por kjo është kështu si është, dhe duhet njohuri politike dhe guxim politik që presidenti Vuçiq duhet të vijë deri në këtë pikë dhe të jetë në gjendje ta thotë atë, e kjo është që Serbia është gjithashtu për pandryshueshmërinë e kufijve. Kufijtë tanë janë të njohur nga OKB dhe se këta kufij i njeh më shumë se gjysmën e botës, për sa i përket numrit të popullsisë. Kosova është krahinë autonome brenda Serbisë”, pretendon Bërnabiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark