Pagesa e ndihmave financiare për qytetarët e Kosovës, e cila u iniciua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, fillon sot.
Siç tha kryeministrja Ana Bërnabiq për TV Pink, bëhet fjalë për 100 euro të destinuara për të gjithë serbët që jetojnë në territorin e Kosovës dhe 200 euro ndihmë që do të marrin të papunët. Ajo theksoi se qëllimi është të mbështeten serbët në Kosovë.
Pagesa e ndihmës prej 30 eurosh, e cila u mor nga pesë milion e 750 mijë qytetarë, ka përfunduar më 20 maj.
Për më tepër, më 26 maj, pason pagesa për auto-transportuesit, ndërsa më 8 qershor, do të paguhet paga e tretë minimale.
Më 15 ose 16 qershor, shteti do të transferojë shumën prej 60 eurosh në llogarinë e të gjithë të papunëve, ka deklaruar kryeministrja serbe Ana Bërnabiq./Insajderi.org.