Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka deklarur se nga Serbia u dërgua në rajon” fotografia më e bukur e solidaritetit duke vaksinuar qytetarë të vendeve të tjera dhe se të gjithë do të ftohen të vijnë për rivaksinim”.
“Nuk kishte politikë në atë ftesë për të ardhur, as nuk kishte politikë në ardhjen e tyre”, ka pretenduar Bërnabiq në televizionin serb “Happy TV”.
Ajo tha se “fotografia më simpatike ishte kur stjuardesat me uniformat e linjës ajrore shqiptare erdhën në Beograd për vaksinim”, e cila u publikua në të gjithë rajonin.
“Të gjithë ata që erdhën në Serbi besuan, ata na besuan dhe unë i falënderoj ata”, ka thënë Bërnabiq.
Ajo tha se ishte vlerësuar që Serbia do të duhej të shkatërronte 20.000-25.000 vaksina AstraZeneca, sepse afati i tyre skadon në fillim të prillit dhe shtoi se Serbia nuk deshi të bëjë diçka të tillë, por të “ndihmojë rajonin” duke ftuar qytetarë të vendet e tjera për vaksinim.
“Unë jam e kënaqur që ishim solidarë, jo vetëm tani, por edhe kur Aleksandar Vuçiq dërgoi vaksina nëpër shtete tjera”,ka thënë Brnabiq, pa lënë pa e përmendur shefin e saj./Insajderi.org.