Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklarur se “është jashtëzakonisht e lumtur nëse përfaqësuesit e institucioneve në Prishtinë vërtet duan që përsëri të fillojmë me dialog, duke marrë parasysh, deklaratat e mëparshme se bisedimet me Beogradin nuk janë ndër përparësitë e tyre”.
Ana Bërnabiq ka thënë në një konferencën për media, kur u pyet për të komentuar mbi njoftimet nga Prishtina se Albin Kurti do të marrë pjesë në dialogun me Serbinë së bashku me Vjosa Osmanin, “se ky është lajmi më i mirë i mundshëm”.
“Kishte njoftime të hershme se kjo nuk është përparësi për Kurtin, por pika e tij e pestë ose e gjashtë në rendin e ditës … Unë jam e kënaqur që nëse pozicioni i tyre ka ndryshuar, është e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, ka thënë Bërnabiq.
E pyetur nëse edhe ajo mendon të kyçet në dialog, Bërnabiq ka thënë se negociatori kryesor i Serbisë është presidenti Aleksandar Vuçiq, dhe se, natyrisht, “ajo nuk do të ikte nga pjesëmarrja në bisedë, nëse është e nevojshme”.
“Ne do të shohim se kush do të marrë pjesë në dialog. Dialogu moderohet nga BE, nëse më duhet të marr pjesë, unë nuk iki prej tij, as nga ndonjë përgjegjësi ose detyrë që është vendosur para meje si kryeministre e Serbisë”, ka thënë Ana Bërnabiq./Insajderi.org.