×
  • Lajme
  • Lajme

    Bërnabiq: “Non-paper” u përmend vetëm si një gjë që e lëkundë stabilitetin

    Insajderi
    19 May 2021 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, pas darkës tradicionale në Bruksel me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se atmosfera ishte fer dhe se nuk kishte provokime.

    Brnabiq tutje tha se nuk ka shkëmbyer asnjë fjali të vetme me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, por që të dy kanë marrë pjesë së bashku në darkë.

    “Nuk kemi shkëmbyer asnjë fjali të vetme në mënyrë të drejtpërdrejtë, por kemi marrë pjesë së bashku dhe atmosfera ishte korrekte, nuk kishte provokime”, tha Brnabiq, raporton Tanjug.

    E pyetur nëse është folur për “non-papers” gjatë darkës, Brnabiq ka pohuar se është folur për këtë çështje por jo në detaje.

    Ajo tha se kjo u përmend vetëm si një gjë që mund të lëkundë stabilitetin rajonal të fituar me vështirësi.

    Bënabiq nuk harroi ta lavdërojë presidentin e saj Vuçiq, kur tha se “në gjithçka Serbia ka luajtur rolin kyç, para se gjithash duke falënderuar presidentit të saj Aleksandar Vuçiq, kur ai i bëri thirrje kryeministrit shqiptar Edi Rama ta vizitojë Serbinë./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark