×
  • Lajme
  • Lajme

    Bërnabiq: Rezoluta e PE për Serbinë nuk ka lidhje me realitetin, Kosova është pjesë e Serbisë

    Insajderi
    29 March 2021 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke komentuar rezolutën e Parlamentit Evropian (PE) mbi Serbinë, e cila u miratua javën e kaluar, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka deklaruar se, përveç që ajo rezolutë është “jashtë çdo realiteti” kur bëhet fjalë për pjesën për Kosovën dhe përpjekjet e autoriteteve të Serbisë që ta delegjitimojnë shtetësinë e Kosovës, ajo ka pretenduar se Serbia nuk pranon që Kosova është e pavarur.

    “Komisioni Evropian nuk qëndron pas kësaj rezolute, duke marrë parasysh se ka edhe pesë anëtarë të tjerë që nuk njohin shtetin “e paligjshëm” të Kosovës”, ka shprehur shpesën e saj Bërnabiq.

    Siç pretendon ajo, “është detyra jonë të lexojmë rezolutën, të jemi sa më autokritikë dhe të ndryshojmë disa gjëra. E gjithë kjo nëse ka bazë për këtë,e kjo që Serbia të jetë më e fortë dhe qytetarët të kenë një cilësi më të mirë të jetës. Por e them përsëri, nëse ekziston një bazë për këtë”, ka thënë Bërnabiq. Si në çdo deklaratë të zyrtarëve serb, as ajo nuk harron të përmend shefin e saj, dhe thotë: “sistemi i vlerave të presidentit  Aleksandar Vuçiq i përket shumë më shumë vlerave evropiane, të cilat ne i kemi treguar duke vaksinuar qytetarë nga rajoni, sesa vlerat evropiane të cilat përhapen dhe mbështeten nga deputetët evropianë që votuan për këtë rezolutë”, ka deklaruar Bërnabiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark