Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, bisedoi dje me ambasadorin e Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Botsan-Kharchenko, të cilit i shprehu mirënjohje për ndihmën bujare që Rusia dërgoi në Serbi për luftën kundër koranavirusit dhe gatishmërinë për bashkëpunim rreth vaksinës Sputnik.
Brënabiq tha se lajmi se një sasi e caktuar e vaksinës Sputnik do të vjen në Serbi para fundit të vitit ishte shumë e mirë dhe falënderoi ambasadorin Botsan-Kharchenko për gatishmërinë dhe solidaritetin e Rusisë për ta realizuar atë.
Ajo vlerësoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë shumë të mira dhe të zhvilluara në fushat politike, ekonomike, kulturore dhe fusha të tjera, duke shtuar se Qeveria e Serbisë do të vazhdojë të punojë në forcimin e tyre të mëtejshëm në bazë të një partneriteti strategjik, njofton qeveria serbe.
Bocan-Kharchenko ka vlerësuar se marrëdhëniet midis dy vendeve janë në nivel të lartë dhe se ato karakterizohen nga bashkëpunim i mirë në të gjitha nivelet./Insajderi.org.