Bernardi është banori i radhës që u eliminua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ai ka qenë i ftuar në Fan Club, ku ka folur për gjithë lojën brenda dhe për arsyen e largimit.
I njëjti madje ka bërë një deklaratë të fortë për tre konkurrentë që ndodhen brenda.
Ish-banori thekson se Jozi, Klajdi dhe Laerti kanë pikëpyetje sa i përket orientimit të tyre seksual.
Pjesë nga biseda në studio:
Bernardi: Unë kam bërë thjeshtë atë që tre djem të tjerë në shtëpinë e Vëllait të Madh nuk kanë guxim ta bëjnë.
Heidi Baci: Cilët janë këta tre djemë të tjerë?
Bernardi: Klajdi, Jozi dhe Laerti.
Heidi Baci: Ti po thua që Klajdi, Jozi dhe Laerti janë homoseksualë?
Bernardi: Nuk po them atë, por e di që kanë disa pikëpyetje në vetvete dhe është në lidhje me orientimin e tyre.