BERZH-i do të mbështesë avancimin e bujqësisë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BERZH-i do të mbështesë avancimin e bujqësisë në Kosovë

    Insajderi
    13 April 2016 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kështu thanë sot drejtues dhe zyrtarë për Kosovën dhe regjionin e Ballkanit në BERZH, gjatë një takimi që ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi pati me ta.

    Ministri Krasniqi i njoftoi zyrtarët nga BERZH-i për politikat programore në bujqësi për vitin e kaluar dhe këtë vit, dhe foli për rezultatet që kanë dhënë masat mbështetëse.

    Ai përmendi së është rritur sipërfaqja e tokës së punueshme, është rritur prodhimi, si dhe ka një zvogëlim të importit dhe rritje të eksportit. Gjithashtu shtoi se bujqësia po ndihmon në hapjen e mijëra vendeve të punës.

    Nga ana tjetër, Holger Muent, drejtor i Zyrës për Ballkanin Perëndimor në BERZH theksoi se po ndjekin me interes zhvillimet në bujqësi dhe premtoi se do të shtohet angazhimi i tyre që të ketë projekte konkrete të përbashkëta. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark