Besa Luzha: Kadri Veseli gënjeu për peticionin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Besa Luzha: Kadri Veseli gënjeu për peticionin

    Insajderi
    30 November 2016 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besa Luzha nga shoqëria civile e cila dje bashkë me Florina Dulin dhe Rudinë Jakupin, kanë dorëzuar peticionin #DrejtësiPërAstritin në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili sot tha se peticioni me nënshkrime nuk është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit.

    “Në Kuvendin e Kosovës u gënjye publikisht duke thënë që kërkesa e peticionit me nënshkrime nuk i është drejtu Kryesisë së Kuvendit”, ka shkruar Luzha në facebook.

    “Ne kemi dorezu dy komplete nënshkrimesh me dy shkresa të ndara. Një për komisionin për peticione i cili duhet ta shqyrtojë dhe sipas ligjit nëse konstaton që janë në rregull i rekomandon Kryesisë së Kuvendit që duhet të mbahet seanca. Një kërkesë me kompletin e nënshkrimeve i është drejtuar direkt Kryesisë”, ka shkruar më tej ajo.

    Ajo ka thënë se 23744 nënshkrime të qytetarëve janë dyfishi i kërkuar nga ligjet e miratuara në këtë Kuvend, duke shtuar se peticioni nuk është referendum, prandaj edhe në ligj është paraparë 10.000 nënshkrime si numër i mjaftueshëm.

    Për më tepër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha sot se peticioni me nënshkrime të qytetarëve nuk është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit, por në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, por jo edhe Kryesisë së Kuvendit./Insajderi.com

    15317735_1845432732364883_5373881349775502792_n

    15267936_1845432709031552_2031864404772782657_n


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark