×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Besa Trans” ka katër padi penale në vitin 2021 nga Inspektorati i Transportit

    Insajderi
    23 November 2021 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u dogj në rrugën Struma në Bullgari ku të gjallë u dogjën 45 udhëtar nga Maqedonia ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të kovidit në vitin 2021.

    Kjo  gjë u vërtetua nga Inspektorati Shtetëror i Transportit. Ata thonë se gjatë këtij viti në vendkalimet kufitare janë kryer katër kontrolle të inspektorëve në bazë të respektimit të masave ndaj autobusëve të kësaj kompanie dhe në të gjitha rastet janë dhënë padi penale.

    Ligjërisht, veprat janë trajtuar penale pasi që gjatë kohës së pandemisë është kërkuar respektim i protokolleve kundër Kovid-it, por në autobus gjithmonë ka pasur numër më të madh të udhëtarëve sesa ka qenë e lejuar, gjegjësisht e shënuar në momentin.

    Nga Inspektorati thonë se “Besa Trans” i ka të gjitha licencat dhe lejet e nevojshme për transport të lirë ndërkombëtar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark