“Besën e ki, kurrë s’ke me pas problem” -Rrëfimi prekës i një mbijetueses së dhunës seksuale dhe dashuria që i ndryshoi jetën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Besën e ki, kurrë s’ke me pas problem” -Rrëfimi prekës i një mbijetueses së dhunës seksuale dhe dashuria që i ndryshoi jetën

    Insajderi
    05 August 2025 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ciklin e emisioneve “Heshtja që vret – Klithma e vërtetë e luftës”, një grua e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka ndarë me publikun një pjesë të dhimbjes së saj, duke i dhënë zë mijëra grave që vazhdojnë të jetojnë në heshtje.

    E dhunuar nga paramilitarët serbë gjatë një tentative për të siguruar ushqim për familjen, ajo u përball më pas me një realitet edhe më të vështirë.

    Pas luftës, pasi burri i kishte vdekur, ajo u rikthye te prindërit dhe një vit e gjysmë më vonë u martua me një burrë që kishte humbur gruan gjatë luftës dhe kishte tre fëmijë.

    “Pas një viti e gjysmë u martova me qet burrin që jom qetu. Fëmijë atje s’kom pas u detyrova me nejt. U detyrova me nejtën, me pranu burrin me fëmijë”.

    “Po, tre fëmijë megjithëse edhe atij gruja i kish pas dek në dializë. Edhe ai me telashe të vetat e me gajle në luftë, e qysh e kanë gruan e vet e qysh i kanë qit para pushkatimit edhe këta në fshatë. A dinë e ka kuptu ma shkurt. Kur u njoftova unë me të, derisa e pam që po vendos, që po vendos për me më marrë po, unë thash kom probleme të luftës, kom sene”, ka thënë ajo.

    Ajo i tregoi atij për traumën para martesës. Sot, ajo është nënë, me djalin që i ka mbushur 24 vjeç.

    “Po, para se me u martu. Kur dolëm, kur dolëm që u njoftuam takim të parë, jo, dytin, tretin derisa i thash, që vendosim për me u martu thash a mujna me dal thash e kena edhe një bisedë pak me serioze. Tha çka është ashtu? Thash është lidhje me luftë. Kur jena dal i kom tregu. Nuk je tha e vetmja, unë të pranoj.  A e dinë prindërit, se dinë thash kërkush, unë thash ty po të kallxoj.  Po nëse dyshon diçka nuk je i pajtimit të lutem mos ta zgatim ma shumë, edhe mos të merret vesh kërkund se unë e di që veç ty të kam tregu e kërkujt tjetër jo. Besën e ki tha kurrë s’ki me pas problem se kom mujt tha edhe vet me kanë në qat gjendje. Edhe kurrë skena pas problem me to. U martova e gjeta djalin, kom pas probleme me trauma, kom pas telashe me vetvetën, po në çdo mënyrë u mundu me më trajtu, u mundu me më qetësu, u mundu me më ndihmu shumë e kom pas përkrahje”.

    “Meniherë, pas tre muajve mbeta shtatëzanë, si u martova mbeta shtatëzane, pas tre muajve. E kom djalin tash m’i bon me m’i bon 24 vjet”, ka rrëfyer ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark