Rey Manaj është lojtari shqiptar i momentit, pasi në ndeshje shënon të paktën një gol me fanellën e Sivasspoirt.
Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar deri më tani plot 18 gola në total.
Në 23 ndeshje në Superligën turke, Manaj ka realizuar 14 gola, ndërsa katër të tjerë në kupë. Falë performancës së tij prej një bomberi të vërtetë, Manaj është tashmë objektivi kryesor i Besiktas.
Së fundmi, mediat turke kanë zbuluar se Besiktas kërkon me patjetër shërbimet e bomberit shqiptar, ku ëndrra e këtij klubi është për të pasur një sulm totalisht shqiptar, me Milot Rashicën, Ernest Muçin dhe Rey Manajn.
Sivasspor e vlerëson Rey Manajn plot 15 milionë euro, por Besiktas do të ofrojë 10 milionë euro plus 2 lojtarë për të plotësuar apo kaluar shumën e kërkuar.