Besim Mulaj i LDK’së fton qytetarët në përkrahje të ndryshimit: Edhe pas 9 shkurtit, me tërë qenien time do të punoj për të ardhmen që e meritoni – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Besim Mulaj i LDK’së fton qytetarët në përkrahje të ndryshimit: Edhe pas 9 shkurtit, me tërë qenien time do të punoj për të ardhmen që e meritoni

    Insajderi
    05 February 2025 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe përkushtimin ndaj LDK’së dhe vizionit të Lumir Abdixhikut për Kryeministër.

    “Edhe këto pesë ditë që na ndajnë nga 9 shkurti, ju ftoj me gjithë shpirt të bëjmë gjithçka për të përkrahur fuqinë e ndryshimit, për të mbrojtur dhe fuqizuar trashëgiminë e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë të Kosovës,

    Me zemër plot mirënjohje, ju falënderoj secilin prej jush, kudo në Kosovë, që me kurajë dhe përkushtim keni mbështetur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe vizionin e Lumir Abdixhikut për Kryeministër. Mbështetja juaj është zëri i ndryshimit, forca që na frymëzon dhe përgjegjësia që na nxit të punojmë për një Kosovë demokratike dhe Euro-atlantike.

    Jemi në prag të një vendimi historik. Edhe këto pesë ditë që na ndajnë nga 9 shkurti, ju ftoj me gjithë shpirt të bëjmë gjithçka për të përkrahur fuqinë e ndryshimit, për të mbrojtur dhe fuqizuar trashëgiminë e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

    Ashtu si deri më sot, edhe pas 9 shkurtit, me tërë qenien time do të punoj për ju, për Kosovën, për të ardhmen që e meritoni – me dinjitet, me përkushtim dhe me përgjegjësi në Kuvendin e Kosovës.

    Pa besim s’ka ndryshim!

    Me respekt e mirënjohje,

    Dr.sci. Besim Mulaj


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark