Kandidati për deputet nga lista e LDK’së, Besim Mulaj, ka njoftuar se pas Istogut, rrugëtimin e ka vazhduar në Hajvali e Matiqan të Prishtinës.
Mulaj theksoj se kudo që ndalen, ndjejnë të njëjtin mesazh të fuqishëm nga qytetarët: Kosovës i duhet ndryshim, i duhet vizion, i duhet LDK dhe Kryeministri Abdixhiku!
Postimi i plotë:
Pas takimeve të frytshme në Istog, rrugëtimi ynë vazhdoi në Hajvali dhe Matiqan të Prishtinës. Kudo ku ndalemi, ndjejmë të njëjtin mesazh të fuqishëm nga qytetarët: Kosovës i duhet ndryshim, i duhet vizion, i duhet LDK dhe Kryeministri Abdixhiku!
Në një kohë kur sfidat janë të mëdha, Kosovës i duhen miq, i duhet mbështetja ndërkombëtare, i duhet qeverisje e përgjegjshme dhe lidership që bashkon, jo që ndan. Me LDK-në, Kosova do të ecë përpara, me aleatë të fortë, me politika të mençura dhe me ekonomi të qëndrueshme.
Unë do të jem zëri juaj në Kuvendin e Kosovës! Zëri i qytetarit që kërkon stabilitet, zhvillim dhe drejtësi. 9 shkurti nuk është thjesht një datë zgjedhjesh – është një mundësi për ta rikthyer Kosovën në rrugën e duhur!
Bashkë fitojmë! Bashkë ndërtojmë të ardhmen!