Besim Mulaj i LDK’së: Bizneset e Kosovës meritojnë një qeveri që punon për ta dhe krijon siguri ligjore, jo kaos dhe bllokada – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Besim Mulaj i LDK’së: Bizneset e Kosovës meritojnë një qeveri që punon për ta dhe krijon siguri ligjore, jo kaos dhe bllokada

    Insajderi
    27 January 2025 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besim Mulaj, ka ngritur shqetësimin për bllokimin e mbi 400 bizneseve për shkak të mungesës së efikasitetit nga qeveria aktuale.

    Në një postim në rrjetet sociale, ai ka kritikuar ashpër mosveprimin e institucioneve dhe ka shpalosur planin e LDK-së për të adresuar këtë problem.

    “Sot pata rastin të takoj disa përfaqësues të bizneseve që për shumë vite kanë pasur kontrata qiraje me Agjencionin e Pyjeve të Kosovës. Me kalimin e afateve të këtyre kontratave, shumë prej tyre nuk po mund të rinovohen, duke sjellë në kaos dhe pasiguri për mbi 400 biznese. Arsyeja? Me miratimin e Ligjit për Menaxhimin e Pronës Publike, kompetencat për rinovimin e këtyre kontratave i janë transferuar Njësisë për Menaxhimin e Pronës Publike – një njësi që ende nuk është krijuar, edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga hyrja në fuqi e ligjit,” ka shkruar Mulaj.

    Postimi i plotë:

    Një qeveri praktikantesh bllokon rreth 400 biznese për shkak të paaftësisë!

    Sot pata rastin të takoj disa përfaqësues të bizneseve që për shumë vite kanë pasur kontrata qiraje me Agjencionin e Pyjeve të Kosovës. Me kalimin e afateve të këtyre kontratave, shumë prej tyre nuk po mund të rinovohen, duke sjellë në kaos dhe pasiguri për mbi 400 biznese. Arsyeja? Me miratimin e Ligjit për Menaxhimin e Pronës Publike, kompetencat për rinovimin e këtyre kontratave i janë transferuar Njësisë për Menaxhimin e Pronës Publike – një njësi që ende nuk është krijuar, edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga hyrja në fuqi e ligjit.

    Për pasojë, Agjencioni i Pyjeve nuk ka më autoritet për të vazhduar këto kontrata, ndërsa Njësia e re, që supozohet të merret me këtë proces, thjesht nuk ekziston. Kjo situatë absurde ka bllokuar veprimtarinë e mbi 400 bizneseve, të cilat kontribuojnë në ekonomi, krijojnë vende pune dhe mbështesin mijëra familje në Kosovë.

    Një qeveri që nuk është në gjendje të krijojë një njësi të re për më shumë se një vit, për të zgjidhur një problem kaq të rëndësishëm, nuk është asgjë më shumë se një qeveri praktikantesh! Paaftësia dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie janë duke dëmtuar bizneset, ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve.

    Me ndryshimet e reja dhe me Qeverinë e LDK-së, ky problem do të zgjidhet që në muajin e parë të qeverisjes. Nuk ka kohë për të humbur me eksperimente dhe vendime të pamatura. Bizneset e Kosovës meritojnë një qeveri që punon për ta dhe krijon siguri ligjore, jo kaos dhe bllokada.

    Pa besim, s’ka ndryshim!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark