Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj, ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për mbështetjen që LDK ka marrë gjatë tubimit zgjedhor që u mbajt në Gjakovë.
“Pa besim s’ka ndryshim, thonë gjakovarët”, ka shkruar ai në Facebook duke shtuar se palestra e sporteve në qytet ishte mbushur me qytetarë entuziastë, aktivistë dhe mbështetës të LDK-së, që iu bashkuan fushatës së partisë për ndryshimin e vendit.
Ai ka shkruar se kur Gjakova thotë “PO” për LDK-në, kjo i dërgon një mesazh të fuqishëm gjithë Kosovës.
“Kur Gjakova thotë “PO” për LDK-në, gjithë Kosova ndjek shembullin e saj. Kjo është fuqia e besimit, fuqia e njerëzve që e dinë se ndryshimi vjen vetëm kur jemi të bashkuar dhe të vendosur për një të ardhme më të mirë”.
Mulaj falënderoi qytetarët e Gjakovës për pritjen e ngrohtë dhe besimin që kanë treguar ndaj LDK-së dhe angazhimit të saj për një Kosovë më të mirë.
#BëhuNdryshimi#Lumir2025#ldk124#LDK#NR79