Besim Mulaj: LDK-ja mori besim të madh nga qytetarët e Malishevës, 9 shkurti është festa jonë! – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Besim Mulaj: LDK-ja mori besim të madh nga qytetarët e Malishevës, 9 shkurti është festa jonë!

    Insajderi
    24 January 2025 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj, ka njoftuar se sonte në Malishevë LDK-ja mori një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët.

    Ai ka shprehur kënaqësinë për entuziazmin dhe energjinë pozitive të elektoratit rugovist në Malishevë.

    Mulaj tha se, më shumë se kurrë, qytetarët po kthehen në shtëpinë e madhe – LDK-në.

    Me kënaqësi të madhe pata rastin të përjetoj entuziazmin e jashtëzakonshëm të elektoratit rugovist në Malishevë. Një energji që buronte nga zemra dhe një besim i palëkundur për të ardhmen. Sot, më shumë se kurrë, shohim të gjithë duke u kthyer në shtëpinë e madhe – LDK-në. Ky është mesazhi më i fuqishëm që na kujton se Kosova është e juaja!“, shkroi ai në Facebook.

    Ai e përshkroi mbrëmje të veçantë, e mbushur me bashkëbisedime frymëzuese.

    “Ishte një mbrëmje e veçantë, e mbushur me bashkëbisedime frymëzuese me miq, aktivistë dhe përkrahës të shumtë. Nuk përjashtohej askush – të gjithë së bashku, si një familje e madhe, po forcojmë themelet e besimit dhe të ndryshimit”.

    Mulaj u shpreh se me 9 shkurt, ditën e zgjedhjeve, LDK-ja do të ketë një festë të madhe, fitoren.

    “9 shkurti po afron – dita jonë, festa e madhe e LDK-së! Së bashku, me zemër dhe vizion të qartë, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën tonë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark