Kandidati për deputet, Besim Mulaj, nga radhët e LDK’së me numër 79, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin më të madh elektoral përmbyllës, i cili do të mbahet në sheshin ‘Skenderbe’ nga ora 18:00.
“Nesër, në ora 18:00, në Sheshin “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, do të mbahet takimi përmbyllës i fushatës së LDK-së. Por ky nuk është fundi i takimeve tona me ju – përkundrazi, aty do të besatohemi për Kosovën!
Ku ka më mirë sesa të bashkohemi në prani të monumenteve të Skënderbeut dhe Presidentit historik Ibrahim Rugova, për të dëshmuar edhe një herë përkushtimin tonë për një Kosovë demokratike, evropiane dhe gjithmonë në miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?”, shkroi ai.
Mulaj premtoi se si deputet do të angazhohet në të mirën e qytetarëve
“Ejani në këtë Lidhje të Re, ejani të përmbyllim këtë kapitull të fushatës me besim, dashuri dhe vendosmëri për një të ardhme më të mirë për Kosovën! LDK, Kryeministri Dr. Lumir Abdixhiku dhe unë, si deputet i ardhshëm, do të jemi shërbëtori juaj!
Unë, që nga sot, ju them secilit prej jush 279 mijë herë faleminderit”, tha ai.