Besim Mulaj: Vrella, kurorë e LDK-së – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Besim Mulaj: Vrella, kurorë e LDK-së

    Insajderi
    03 February 2025 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj mbrëmë ka qëndruar në Vrellë të Istogut.

    Mulaj ka thënë se Vrella ia dha besën LDK-së duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e saj të palëkundur ndaj vlerave të rugovizmit.

    “Vrella e meriton vëmendjen e qeverisë së ardhshme, ashtu siç e ka pasur në kohën e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova. Zhvillimi, investimet dhe përkrahja institucionale duhet të rikthehen me vizion të qartë për të ardhmen e këtij vendi”, ka shkruar Mulaj në Facebook.

    Postimi i plotë:

    VRELLA, Kurorë e LDK-së!

    Si gjithmonë, Vrella ia dha besën Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e saj të palëkundur ndaj vlerave të rugovizmit dhe rrugës së zhvillimit demokratik. Në këtë frymë, ishte nder dhe kënaqësi të merrja pjesë në tubimin zgjedhor të LDK-së në Vrellë, ku bashkë me qytetarët e këtij vendi të ndershëm e punëtor mirëpritëm kryeministrin e ardhshëm, z. Lumir Abdixhiku.

    Vrella e meriton vëmendjen e qeverisë së ardhshme, ashtu siç e ka pasur në kohën e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova. Zhvillimi, investimet dhe përkrahja institucionale duhet të rikthehen me vizion të qartë për të ardhmen e këtij vendi. Me besim të palëkundur tek ndryshimi dhe progresi,

    Vrella vazhdon të jetë bastion i LDK-së dhe simbol i vlerave që na bashkojnë!

    Ju faleminderit nga zemra!

    #Vrella #LDK #LDK124 #NR79 #Lumir2025 #BëhuNdryshimi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark