Pas një muaji agjërimi, besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Manifestimi qendror i kësaj feste në Kosovë si zakonisht u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku mori pjesë edhe myftiu i Kosovës, Naim Ternava.
Në një ligjëratë të tij para besimtarëve myslimanë që kanë ardhur për të falur namazin, Tërnava ka dënuar vrasjet në emër të fesë dhe ka kërkuar që trojet tona t’i “mbrojmë si sytë e ballit.”
Ai ka thënë se nuk ka mëkat më të madh se vrasja në islam për besimtarin.