Besnik Berisha: Dyshohet se Agon Zejnullahu ishte rrahur paraprakisht nga disa persona tjerë, dikush ia çau vetullën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Berisha: Dyshohet se Agon Zejnullahu ishte rrahur paraprakisht nga disa persona tjerë, dikush ia çau vetullën

    Insajderi
    10 July 2025 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Besnik Berisha, i cili mbron njërin nga zyrtarët policorë, Endrit Beqirin, tha se e dyshohet që i ndjeri, Agon Zejnullahu ka pasur së paku tri gjakderdhje.

    Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për ngulfatje nga Policia.

    ABerisha tha se “akoma nuk dihet “kush e ka sulmuar të ndjerin dhe kush ia ka shkaktuar ato gjakderdhjet që besoj që kanë me dalë”, për rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut.

    Ai tha se ka dyshime që Agon Zejnullahun e ka rrahë dikush, që nuk dihet se kush.

    “Ka dyshime goxha mirë të bazuara se tani të ndjerin e kanë rrahur para se të shihet duke qarkulluar në rrugë në atë mënyrë. Një grup thonë po punohet në atë drejtim, e kanë rrah të tjerët….”, tha Berisha në Frontal,.

    “Prokurori i çështjes kur ka ardhë në prokurori me dëshmu, rrjedhimisht në IPK kur ka deklaruar prokurori e ka vërejt vetullën e çarë. Ndërkohë që deri në atë moment si e mbulojnë kamerat nuk shihet që ai e godet asfaltin me vetull”, shtoi Berisha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark