Besnik Berisha: Vetëm deputetët e VV-së u munduan ta zbardhin rastin e tenderit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Berisha: Vetëm deputetët e VV-së u munduan ta zbardhin rastin e tenderit

    Insajderi
    21 May 2016 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke folur në lidhje me aktakuzën e cila është ngritur sot kundër tij për zbulimin e fshehtësisë zyrtare si dhe keqpërdorimit të pozitës, Berisha tha se kjo akuzë është e pabazë.

    “Është e pabazë, e motivuar për çështje të moskthimit në punë”, ka thënë ai për Klan Kosova.

    Berisha që qëndron në shtëpi tash e 15 muaj ndonëse merr pagë u shpreh se prania e tij në MPJ mund t’i pengojë disa personave.

    “Është një interes i dikujt që unë të jem jashtë ministrisë, le të merr rrogë veç të mos prish punë. Po më mirë në shtëpi se sa të jem pjesë e keqpërdorimeve që po bëhen”, tha ai.

    Ai ka thënë se asnjë prej deputetëve përveç atyre të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë folur në Kuvend për shkeljet të cilat i kishte raportuar ai.

    “Unë jam prekur se të gjitha grupet parlamentare që kanë hesht, përveç Vetëvendosjes që gjithsesi është munduar që të zbardh këtë punë të keqpërdorimeve të tenderit të kaluar. Të vetmit ata kanë tentuar ta ngritin këtë çështje, por nuk ia kanë dal sepse mungonte ministri”, deklaroi Besnik Berisha. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark