Besnik Bislimi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, i cili ka demantuar një lajm të publikuar më herët gjoja se Bislimi ka dhënë dorëheqje edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Deputeti Besnik Bislimi ka dhënë dorëheqje vetëm nga posti i deputetit dhe jo nga Lëvizja Vetëvendosje. Çdo tendencë e gazetësexpress dhe Berat Buzhalës për me e keqpërdorë këtë gjë është e kuptueshme, nëse e marrim parasysh misionin e tyre me e dëmtu Lëvizjen”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.