×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Bislimi lajmërohet pasi Vetëvendosje e la jashtë listës për deputet

    Insajderi
    12 December 2024 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka mbetur jashtë listës për deputet të kësaj partie në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt.

    Bislimi i cili është edhe njeriu i dytë në ekzekutiv pas kryeministrit Albin Kurti nuk ishte pjesë e listës së publikuar mbrëmë nga Vetëvendosje.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar këtë mëngjes Besnik Bilimit për ta mësuar arsyen se përse ai nuk ishte pjesë e listës.

    Bislimi nuk ka pranuar të flas. Nuk ka dhënë përgjigje. “Jam në një takim” tha ai dhe mbylli telefonin.

    Lëvizja Vetëvendosje e ka publikuar listën e 110 kandidatëve për deputetë, ku bartës liste është Albin Kurti.

    Numër dy në këtë listë është kryetari aktual i kuvendit, Glauk Konjufca, teksa numri tre është ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e numër katër është Avni Dehari, kurse numër pesë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Përpos Bislimit, ajo që bie në sy është edhe mungesa e njërit prej figurave kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu./ Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark