“Besnik Hasi nuk do të vazhdojë me Anderlechtin. Fatkeqësisht menaxhmenti ka vendosur ta ndërprejë bashkëpunimin. Vendimi zyrtar nga klubi do të kumtohet të premten”, shkruan sajti “dhnet.be”.
Ndërkohë, menaxheri gjeneral i Anderlechtit, Herman Van Holsbeeck, deklaroi: “Ne patëm një diskutim konstruktiv me Hasin. Nëse kemi vendosur për një trajner tjetër. Do të vendosim pas të dalim me vendimin për Hasin”.
Hasi ka qenë për tre vite trajner i skuadrës mbretërore belge, me të cilën ka arritur të shpallet njëherë kampion i ligës belge. /Insajderi.com