Besnik Osmani: Mbështetje dhe besim i madh nga banorët e Fushë Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Besnik Osmani: Mbështetje dhe besim i madh nga banorët e Fushë Kosovës

    Insajderi
    08 October 2025 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar takime me banorët në disa lagje të komunës, ku ka prezantuar programin e tij qeverisës dhe ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.

    Në një takim me banorët e rrugës “Xhemajl Mustafa”, Osmani tha se synimi i tij është ndërtimi i një qeverisjeje bashkëpunuese dhe transparente.

    “Diskutuam për programin qeverisës dhe dëgjuam sugjerimet e banorëve. Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për mbështetjen dhe bashkëbisedimin”, ka thënë ai.

    Ndërsa në takimin me banorët e Sllatinës së Vogël, Osmani u shpreh i inkurajuar nga përkrahja që po merr në terren.

    “Ishte kënaqësi e veçantë të bisedojmë për projektet që na presin në të ardhmen e afërt. Besim i palëkundur dhe përkrahje masive për të ardhmen demokratike të Komunës së Fushë Kosovës”, theksoi kandidati i LDK-së.

    Osmani po vazhdon takimet me qytetarë nëpër të gjitha lagjet dhe fshatrat e komunës, me moton “Fushë Kosova Përtej!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark