Besnik Osmani: Patatet dhe lakrat e Vragolisë presin blerësit tanë, le t’i konsumojmë produktet e fermerëve tonë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Besnik Osmani: Patatet dhe lakrat e Vragolisë presin blerësit tanë, le t’i konsumojmë produktet e fermerëve tonë

    Insajderi
    20 September 2025 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka bërë thirrje për konsumimin e produkteve vendore, duke vënë theksin te patatet dhe lakrat e Vragolisë.

    “Patatet dhe lakrat e Vragolisë presin blerësit tanë! Punëtorët e palodhur, që me shpirt e zemër kultivojnë tokën përgjatë lumenjve Drenica dhe Sitnica, na sjellin produkte të shëndosha e të freskëta – gati për sofrat tona. Le t’i konsumojmë produktet e fermerëve të komunës sonë, që ata të vazhdojnë të mbjellin e të korrin edhe në vitet që vijnë.”, ka theksuar Osmani.

    Ai shtoi se vizioni i tij është që Fushë Kosova të shkojë PËRTEJ!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark