
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, zhvilloi një takim me banorët e lagjes pranë rrethrrotullimit të qytetit.
Gjatë këtij takimi, Osmani ka prezantuar programin e tij qeverisës, si dhe listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal.
Ai ka theksuar angazhimin e tij për një qeverisje të efektshme, transparente dhe llogaridhënëse, duke siguruar qytetarët se do të punojë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.
Postimi i plotë:
Takim me banorët e lagjes pranë rrethrrotullimit të qytetit. Përkrahja masive për programin qeverisës dhe listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal është dëshmi se komuna do të vazhdojë me ritëm të përshpejtuar drejt qeverisjes efektive dhe llogaridhënëse. Fushë Kosova PËRTEJ! 113!