Besnik Osmani: Presheva, Medvegja e Bujanoci – forca e fitores së LDK-së në Fushë Kosovë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Besnik Osmani: Presheva, Medvegja e Bujanoci – forca e fitores së LDK-së në Fushë Kosovë

    Insajderi
    25 September 2025 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka falënderuar qytetarët me prejardhje nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci për mbështetjen e treguar gjatë një takimi elektoral.

    “Zëri juaj tashmë ka një peshë të madhe në komunën tonë dhe ky takim është zotim për bashkëpunim edhe më të fuqishëm në të ardhmen,” ka shkruar Osmani.

    Ai theksoi se lista e LDK-së për Kuvendin Komunal është pasuruar me katër kandidatë që kanë origjinë nga këto trevat shqiptare, duke e konsideruar këtë si një vlerë shtesë për partinë e tij.

    Osmani u shpreh i bindur se mbështetja e qytetarëve për LDK-në dhe për kandidatin e tyre të preferuar për asamble do të jetë garanci e suksesit të përbashkët.

    “Me përulësi ju falënderoj dhe ju priftë e mbara! Fushë Kosova PËRTEJ!”, përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark