Besnik Osmani: Qendra e re e Mjekësisë Familjare, kujdes më afër qytetarëve të Fushë Kosovës - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Besnik Osmani: Qendra e re e Mjekësisë Familjare, kujdes më afër qytetarëve të Fushë Kosovës

    Insajderi
    09 October 2025 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar për përfundimin e një projekti të rëndësishëm në sektorin e shëndetësisë – ndërtimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në zonën e rrugës “Tahir Zemaj”.

    “Sektori i shëndetësisë është prioritet për ne. Me këtë investim prej 550 mijë euro dhe një hapësirë prej 1,120 metrash katrorë, kemi përmbyllur një projekt që sjell kujdesin shëndetësor shumë më afër qytetarëve,” tha Osmani.

    Sipas tij, nga java e ardhshme, banorët e kësaj zone do të mund të marrin shërbime mjekësore moderne dhe të sigurta, pranë shtëpive të tyre.

    “Me një staf të përkushtuar dhe infrastrukturë bashkëkohore, garantojmë trajtim dinjitoz për secilin pacient. Kështu ndërtojmë Fushë Kosovën e shëndetshme, me kujdes për çdo qytetar,” shtoi Osmani.

    Qendra e re pritet të lehtësojë ndjeshëm qasjen në shërbime mjekësore për banorët e Fushë Kosovës dhe të rrisë cilësinë e kujdesit parësor shëndetësor në komunë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark