
Kandidati i LDK-së, për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, së bashku me Lumir Abdixhikun kanë qëndruar në familjen Turiqica.
Ai si kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës premtoi zhvillim për qytetin.
“Sot, së bashku me kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, patëm nderin të vizitojmë familjen Turiqica, në odën e tyre tradicionale – vend i mikpritjes dhe i traditës atdhetare. Familja Turiqica njihet si familje që punon me nder dhe ka shumë sukses në biznes, por mbi të gjitha për kontributin e tyre shoqëror e patriotik. Oda e tyre ka qenë ndër të parat që ka shërbyer për aktivitetet e LDK-së që nga vitet ’90, ndërsa shtëpitë e tyre gjithmonë kanë qenë në shërbim të arsimit dhe kombit. Si kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, mbetem mirënjohës për besimin dhe përkrahjen tuaj. Së bashku do të ndërtojmë një Fushë Kosovë më të zhvilluar dhe më të bashkuar. Fushë Kosova PËRTEJ!“, ka shkruar ai.