Besnik Osmani viziton fermën e Burim Gashit në Vragoli: Bujqit janë zemra e prodhimit tonë ushqimor - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Besnik Osmani viziton fermën e Burim Gashit në Vragoli: Bujqit janë zemra e prodhimit tonë ushqimor

    Insajderi
    21 September 2025 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar sot fermën e Burim Gashit në Vragoli, e cila ka mbi 40 vite traditë familjare në këtë sektor.

    Osmani ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e fermerit Gashi, i cili furnizon me produkte të freskëta shumë mishtore në mbarë vendin.

    “Sot vizitova fermën e Burim Gashit në Vragoli. Me bika shumë të shëndetshëm dhe një pastërti të jashtëzakonshme në çdo pjesë të fermës, Burimi tregon punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e gjatë të tij, duke punuar mbi 100 hektarë të arave të komunës sonë dhe duke e zgjeruar fermën nga vetëm 5 krerë në mbi 55 krerë,” ka shkruar Osmani.

    Ai shtoi se Komuna e Fushë-Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për bujqit, të cilët i quajti “zemra e prodhimit ushqimor” në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark