Besnik Osmani: Zëri i grave duhet të dëgjohet dhe të ketë ndikim në zhvillimin e Fushë-Kosovës që duam - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Osmani: Zëri i grave duhet të dëgjohet dhe të ketë ndikim në zhvillimin e Fushë-Kosovës që duam

    Insajderi
    04 October 2025 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar sot një takim të ngrohtë e frytdhënës me gratë e një prej lagjeve të qytetit, ku u diskutua hapur për sfidat dhe nevojat që prekin drejtpërdrejt gratë e komunitetit- nga punësimi dhe mbështetja ekonomike, deri te përfshirja e tyre në vendimmarrje.

    Osmani tha se në programin e tij qeverisës, barazia gjinore dhe fuqizimi ekonomik i grave zënë një vend të rëndësishëm.

    “Në programin tonë kemi synim të qartë: të drejta të barabarta, më shumë mundësi dhe mbështetje konkrete për gratë. Zëri i grave duhet të dëgjohet dhe të ketë ndikim në zhvillimin e Fushë-Kosovës që duam,” theksoi ai.

    Sipas Osmanit, përmes politikave konkrete për punësim, trajnime profesionale dhe përfshirje aktive në jetën publike, Fushë-Kosova mund të bëhet një komunë më gjithëpërfshirëse dhe më e drejtë për të gjithë qytetarët e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark