Besnik Tahiri: 9 Shkurti është momenti më i mirë për ta ndarë Kosovën nga udhëheqja e kësaj Qeverie anti-shtetërore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Besnik Tahiri: 9 Shkurti është momenti më i mirë për ta ndarë Kosovën nga udhëheqja e kësaj Qeverie anti-shtetërore

    Insajderi
    12 January 2025 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili në listën zgjedhore mban numrin 10, ka theksuar se më 9 shkurt do të përcaktohet fati i Kosovës.

    Ai ka deklaruar se përmes kësaj dite mund të përcaktohet fati i Kosovës për 100 vitet e ardhshme.

    “9 shkurti nuk është një ditë e zakonshme, as zgjedhje e zakonshme. Më 9 shkurt përcaktohet fati i këtij vendi, jo për katër vitet që vijnë, por ndoshta edhe për 100 vitet e ardhshme.”

    Tahiri theksoi se është koha që Kosova të ndahet njëherë e përgjithmonë nga udhëheqja e politikës aktuale, e cila, sipas tij, ka shkelur interesat e shtetit.

    “Nuk ka ditë e moment më të mirë që Kosova më 9 shkurt të ndahet njëherë e përgjithmonë nga udhëheqja dhe politika e kësaj Qeverie anti-shtetërore.”

    Ai shtoi se vendi ka nevojë për udhëheqës që respektojnë vlerat e kombit, trashëgiminë, rezistencën dhe kontributin për liri, duke e vlerësuar UÇK-në si një simbol të pashlyeshëm të lirisë.

    “Vendi ynë ka nevojë për njerëz që i njohin dhe i respektojnë vlerat, trashëgiminë, rezistencën dhe kontributin për liri, vlerën më të shenjtë të historisë sonë më të re, që është UÇK-ja. Me numrin 137, Kosova fiton, me ne qytetarët janë në qendër, me ne Kosova do të jetë në NATO,” u shpreh Tahiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark