Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas arrestimit të zyrtarëve të MINT-it lidhur me aferen e vajit, dhe ka kërkuar shkarkimin e minstres Rozeta Hajdari.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se në funksion të mundësimit të një hetimi të plotë dhe ku Qeveria nuk shihet si pengesë, po sot do të duhej të kishim shkarkim të ministres, Hajdari.
Ai shtoi se gjithë ky rast asocohet me emrin dhe nënshkrimin e saj, përderisa sekseri për këtë skandal korruptiv u lidh drejtpërdrejt me emrin e kryeministrit Kurtit.