Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka listuar tri arsye se pse kërkojnë votën ballëhapur në kryeqytet.
“1. Më 22 dhjetor 2017, kryeministri Haradinaj largoi Pallatin e Rinisë nga AKP, ishte para falimentimi dhe ia kaloi Komunës së Prishtinës. Sot ky Pallat shfrytëzohet nga klube, sportistë e artistë nga i gjithë kryeqytetit;
2. Më 19 shtator 2018, Qeveria miratoi Ligjin për Kryeqytetin Prishtina duke ja dhënë stautusin dhe buxhetin e merituar këtij qyteti dhe qytetarëve;
3. Më 14 mars 2019, Ndërtesa e Germisë iu dha Operës dhe Baletit, duke krijuar një hapësirë në mes të qytetit të hapur dedikuar për artin dhe kulturën”, shkroi ai.
Ai ndër të tjera tha se pas 9 shkurtit investime do të ketë në gjithë vendin.
“Pas 9 shkurtit edhe shumë investime tjera do ti gëzojë e gjithë Kosova.
Urime fitorja me numrin 137!”, tha ai.