Në një takim të mbajtur në lagjen Kolovicë, në konakun e Nazmi Canollit, kandidati për deputet nga AAK’ja, Besnik Tahiri, i shoqëruar nga Ahmet Isufi dhe Brahim Mehmetaj, u takua me qytetarë të Prishtinës.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Ramush Haradinajt në dhënien e statusit të kryeqytetit për Prishtinën.
Postimi i plotë:
Me AAK-në Prishtina e fitoi statusin e kryeqytetit
Në lagjen Kolovicë, në konakun e Nazmi Canollit, mes dashamirëve ishim së bashku me kolegët Ahmet Isufin dhe Brahim Mehmetajn.
Prishtina, me ndihmën e Aleancës dhe Ramush Haradinajt, e ka fituar statusin e kryeqytetit. Ndërsa prishtinasit, njerëzit e saj, e dinë mirë se kush flet dhe kush vepron.
E vetmja periudhë kur Kryeqyteti është trajtuar si partner dhe jo si mjet për beteja politike ishte gjatë qeverisjes Haradinaj.
Kthimi i pronësisë së Pallatit të Rinisë, financimi shtesë dhe projektet për Unazën e Madhe janë dëshmi e kësaj.
Ne do t’i hapim rrugën zhvillimit në dy lagjet më të mëdha, Kolovicë dhe Kodrën e Trimave, përmes zgjidhjes së plotë të çështjeve të pronës dhe procesit të legalizimit.