Besnik Tahiri pas tubimit në Malishevë: Sot koalicioni ynë e konfirmoi suksesin tonë dhe fitorën e qytetarëve të Kosovës – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Besnik Tahiri pas tubimit në Malishevë: Sot koalicioni ynë e konfirmoi suksesin tonë dhe fitorën e qytetarëve të Kosovës

    Insajderi
    26 January 2025 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas tubimit elektoral në Malishevë.

    Tahiri tha se sot koalicioni i tyre e konfirmoi suksesin dhe fitoren e qytetarëve të Kosovës.

    “Kosova Fituese do të konfirmohet me 9 shkurt. Sot, në një tubim madhështor koalicioni ynë e konfirmoi suksesin tonë dhe fitorën e qytetarëve të Kosovës. Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet që do ti japim drejtim vendit”, u shpreh Tahiri.

    Besnik Tahiri mban numrin 10 në listën votuese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark