Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është takuar me William Walker.
Ai tha se tregimi për Kosovën dhe miqësia e tij e sinqertë e kanë kthyer atë nga një ambsador në një simbol që unifkon njerëzit.
“Nder i madh sa herë që e takoj Ambasadorin William Walker, njeriun që u bë pasqyra e mizorisë serbe mbi shqiptarët. Autografi i personalizuar në librin për Reçakun është një testament që do ta ruaj si frymëzim dhe si tregim autentik i lirisë. Ndihem krenar që në atë periudhë i kam shërbyer misionit të OSBE-së (1998-1999), të udhëhequr nga Ambasadori Walker. Tregimi për Kosovën, e vërteta e saj për sakrificën e një populli dhe miqësia e sinqertë që ai ka mbajtur, e kanë kthyer atë nga ambasador në një simbol që unifikon njerëzit rreth tij”, shkroi ai.