Besnik Tahiri te shtatorja e Zahir Pajazitit: 31 janari, data që simbolizon rënien e komandantit të parë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Tahiri te shtatorja e Zahir Pajazitit: 31 janari, data që simbolizon rënien e komandantit të parë

    Insajderi
    31 January 2025 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Besnik Tahiri në 28 vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ka bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit.

    Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se dita e rënies së tyre shënon “simbolikisht përfundimin e një epoke—atë të janarëve të lavdisë—dhe fillimin e asaj që i dha fund robërisë”.

    Postimi i plotë:

    Dita e rënies së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës shënon simbolikisht përfundimin e një epoke—atë të janarëve të lavdisë—dhe fillimin e asaj që i dha fund robërisë.

    31 janari është data që simbolizon rënien e komandantit të parë së bashku me shokët e idealit në rezistencë dhe fillimin e luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    28 vite më parë, në janarin e vitit 1997, lufta për liri mori kthesën e madhe. Komandanti i parë i Ushtrisë Çlirimtare, Zahir Pajaziti, bashkë me Hakif Zejnullahun—që i bashkonte gjaku, ideali dhe streha e lirisë—u radhitën në vijën e parë të qëndresës. Me ta ishte edhe Edmond Hoxha, i riu nga Juniku i Dukagjinit, që përbënte një nga lidhjet e para të celulave për çlirim.

    Rënia e tyre nuk shënoi fundin, por ishte fillimi dhe motivimi për mijëra luftëtarë të lirisë. Ata ranë për t’u bërë pararendësit e varganit të gjatë të heronjve që shënuan çdo pëllëmbë të Kosovës me gjakun e tyre.

    Në çdo përvjetor, ata rilindin si feniksi, duke u bërë dritë shprese për lirinë që sot e gëzojmë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark