Besnik Tahiri: Vushtrria do t’i thotë PO ndryshimit dhe zhvillimit më 9 shkurt – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Besnik Tahiri: Vushtrria do t’i thotë PO ndryshimit dhe zhvillimit më 9 shkurt

    Insajderi
    25 January 2025 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar takimin e mbajtur në Vushtrri, duke e përshkruar si vend të pasur me histori.

    “Vushtrria, qyteti që përveç historisë dhe traditës, ka çiltërsinë, mikpritjen dhe guximin. Kjo është ajo që gjithmonë e kam parë dhe përjetuar që nga fëmijëria. Vendi ku kam kaluar shumë kohë me familjarët e mi këtu“, shkroi ai në Facebook.

    Tahiri tha se ky qytet, ku ai ka kaluar shumë momente me familjarët e tij, është vendi i kalasë së Justinianit dhe xhamisë së Gazi Ali Begut, si dhe i dëshmorëve të UÇK-së dhe heronjve të sovranitetit, Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut.

    Ai beson se Vushtrria do të bëjë një hap të madh përpara më 9 shkurt, duke votuar për ndryshim dhe zhvillim, duke mbështetur numrin 137.

    “Më 9 shkurt, Vushtrria do t’i thotë PO ndryshimit dhe zhvillimit me numërin 137”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark