Beteja e Kosovës me Serbinë për t’u anëtarësuar në INTERPOL – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Beteja e Kosovës me Serbinë për t’u anëtarësuar në INTERPOL

    Insajderi
    15 October 2019 - 08:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Synimet e kamotshme të Kosovës që të jetë pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor – INTERPOL ka mundësi të hidhen poshtë edhe këtë vit.

    Ndonëse që nga sot ka filluar Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, që do të mbahet në Kili deri më 18 tetor, delegacioni i Serbisë në anën tjetër ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete intensive diplomatike në këtë Asamble, që edhe këtë vit të parandalojnë pranimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL.

    Derisa përfaqësues të institucioneve thonë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet që të bëhet pjesë e INTERPOL-it, ekspertët e sigurisë në anën tjetër e cilësojnë gabim strategjik ri-aplikimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e kësaj organizate.

    Kjo pasi ata vlerësojnë që lobimi për anëtarësim në këtë organizatë nuk ishte prioritet i qeverisë “Haradinaj”, gjë që mund të sjellë dështimin e radhës të Kosovës drejt këtij procesi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark