Beteja për rikthimin e Mosulit “do të zgjasë me javë” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Beteja për rikthimin e Mosulit “do të zgjasë me javë”

    Insajderi
    17 October 2016 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Irak ka nisur operacioni i shumëpritur për rimarrjen e qytetit Mosul nga grupi militant Shteti Islamik.

    “Ora e fitores ka ardhur dhe operacioni për çlirimin e Mosulit ka nisur”, ka thënë kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi.

    Ofensiva nga forcat kurde Peshmerga, trupat qeveritare dhe forcat aleate po mbështetet nga një koalicion ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

    Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik qysh më 2014.

    Beteja për rikthimin e tij është operacioni më i madh ushtarak në Irak që nga largimi i trupave amerikane më 2011 dhe, nëse është e suksesshme, do të ishte humbja më e madhe për ekstremistët.

    Komandanti i forcave të koalicionit ndërkombëtar, Stephen Townsend, paralajmëroi se operacioni për rikthimin e Mosulit do të zgjasë me javë, shkruan rel.

    Kombet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim të madh” për sigurinë e rreth 1.5 milion banorëve në zonë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark