×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Betejë dronësh në qiell, NYT: Plan sekret i Ukrainës ndaj Rusisë, Putini paralajmëron SHBA

    Insajderi
    27 July 2024 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një betejë e vërtetë dronësh është zhvilluar në qiell mes Rusisë dhe Ukrainës. Moska pretendon se ka rrëzuar 6 fluturake në rajonin Kurs dhe 21 dronë të tjerë në Briansk. Nga ana tjetër, ushtria e Ukrainës njofton se ka shkatërruar thuajse 8 mijë dronë rusë vetëm gjatë javës së fundit. Presidenti Volodymyr Zelenski lavdëroi ushtarët e vendit të tij që po luftojnë heroikisht për çlirimin e territorit ukrainas të pushtuar nga rusët.

    “Dëshiroj të lavdëroj veçanërisht luftëtarët tanë që po godasin bazat dhe logjistikën ruse në territoret e pushtuara. Okupatori duhet të ndjejë se kjo është tokë ukrainase”, theksoi lideri i Kievit.

    Në orët e fundit, forcat ukrainase kanë goditur aeroportin ushtarak rus Saki në Krime. Këto zhvillime vijnë në një kohë kur del në dritë një plan sekret. Nju Jork Tajms raporton se ministri i mbrojtjes i Rusisë, Andriy Belousov, ka telefonuar shefin e Pentagonit amerikan, Lloyd Austin, në fillim të këtij muaji për ta paralajmëruar lidhur me një “operacion të fshehtë” që Ukraina po përgatit kundër Rusisë. Sipas 3 burimeve të ndryshme të medias amerikane, zyrtari i Putinit, i tërhoqi vërejtje Pentagonit, pasi besonte se ukrainasit kishin bekimin e Shteteve të Bashkuara për sulmin sekret ndaj Rusisë.

    “Nju Jork Times” shkruan se Belousov e ka pyetur Austin nëse Pentagoni ishte në dijeni të operacionit duke e paralajmëruar se kjo mund të ndizte edhe më tej tensionet mes Moskës dhe Uashintonit. Sipas burimeve në fjalë, zyrtarët amerikanë kanë mbetur të surprizuar dhe konfirmuan se nuk ishin në dijeni të asaj që pretendohej./a2cnn/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark