Betejën e mbretit të 'Game of Thrones' e parashikoi seriali 'The Simpson' dy vite më parë - Insajderi
×
Kulturë

Betejën e mbretit të ‘Game of Thrones’ e parashikoi seriali ‘The Simpson’ dy vite më parë

Insajderi
14 May 2019 - 13:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Skenat e sezonit të tetë të ‘Game of Thrones’ i ka parashikuar seriali ‘The Simpsons’ dy vite më parë në një episod të tyre.

Në vitin 2017 ky episod ishte titulluar ‘The Serfsons’ në të cilën familja e Simpons shikojnë një dragua duke djegur qytetin e Springfield.

Skena ka një ngjashmëri me ngjarjet tronditëse të episodit të Game of Thrones, derisa Daenerys Targaryen rrënonte të gjithë qytetin.

Mbretëresha provoi disa teoritë me të cilat u kthye në një mbretëreshë të çmendur si babai i saj. Pasi ajo injoroi këmbanat e dorëzimit ndezi qytetin duke vrarë mijëra burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm.

Fansat e këtij seriali nuk mund ti besonin syve për shkak të ngjashmërisë së serialeve që i shtyu të postonin shaka në rrjete sociale.

“E pabesueshme si e dinin “The Simpson” për mbretëreshën e çmendur para çdo kujt tjetër”, kishte shkruajtur njëri prej tyre.

Ndërsa sa i përket parashikimeve, ky serial në vitin 2015 kishte parashikuar edhe zgjedhjen e presidentit Trump, i cili tashmë edhe e posedon atë pozitë.

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark