Betimi i deputetes me numër 99, Bahrije Hyseni para elektoratit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Betimi i deputetes me numër 99, Bahrije Hyseni para elektoratit

    Insajderi
    08 February 2025 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë para ditës së zgjedhjeve, kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, znj. Bahrije Hyseni, me numër 99, në kuadër të paraqitjeve të saj publike nga studio e improvizuar “RTV99”, ka publikuar një mesazh për të gjithë votuesit e saj.

    Në këtë mesazh ajo ka thënë:

    “Në pamundësi që të ju takoj secilin prej jush dhe të lidhim kontratën morale, po e shfrytëzoj rastin, që nga studio 99, në mënyrë publike të ju drejtohem secilit prej jush, votuesve të mi.

    Unë Bahrije Hyseni zotohem dje betohem që në momentin e parë që nuk do të jem zëri juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mandatin tim të deputetes do ta kthej aty ku e mora, tek ju. BETOHEM!”


    Sigurisht përveç këtij mesazhi ajo ka publikuar edhe thirrje të tjera për shfrytëzim të të drejtës së votës, porosi për të bërë zgjedhjen e duhur, si e ka thënë ajo “këto zgjedhje janë zgjedhjet e kthesës së madhe”, e shumë mesazhe tjera falenderuese e inkurajuese për përkrahës e votues.


    Ndryshe sonte presim ngjarjen e madhe në Prishtinë, tubimin e madh të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmbylljen e fushatës zyrtare. Presim të shohim “tërmetin e radhës”, përkrahësit e shumtë që do të mblidhen sonte nga e gjithë Kosova për të nisur ndryshimin e madh të cilin e ka premtuar Lidhja Demokratike e Kosovës, me në krye kryetarin e saj, z. Lumir Abdixhikun.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark